Ndërron jetë gjeniu shqiptar i matematikës

Të gjithë e njihnin si gjeniun e fshatit.
Fatmir Rrokaj, ishte nga fshati Varibop i Mallakastrës, i aftë të kryente veprime matematikore deri në 20 shifra, por fati deshi që ai të ndërronte jetë si një endacak.

Edhe pse kishte bërë vetëm 7 klasë shkollë, njerëzit i kishin spikatur aftësitë e tija të veçanta dhe gjithmonë i kërkonin të bënte veprime matematikore, e nëse ai kundërshtonte ata ushtroni dhunë mbi të.

Sipas ish-kryetarit të komunës Kujtim Sherifit, punë të cilat kërkonin 15 ditë punë, Fatmiri i mbaronte vetëm për 2 ose tre ditë.

“Jam një nga ish-kuadrot që kam drejtuar ekonominë e asaj kohe. E merrnin atëherë dhe bënin llogaritë e fundit të 15-ditëshit. Me Fatmirin, punën që po bënin për 15 ditë, ai e bënte për 2-3 ditë. Atëherë s’kishte makina llogaritëse. Fatmiri është shfrytëzuar edhe për këtë punë, por më vonë ka pasur probleme. Atëherë s’kishte makina llogaritëse. Nëse nuk donte që të bënte veprime matematikore, e rrihnin” ka thënë në një deklaratë sherifi.

Disa vite me parë ai është filmuar nga banorët e fshatit, ku dukej qartë që vetëm më mëndje arrinte të kryente veprime matematikore fiks si makina llogaritëse, por asnjë se kujtoi derisa ai u nda nga kjo jetë.