Ndërron jetë gazetari dhe aktivisti nga Maqedonia Kreshnik Ajdini

Ka ndërruar jetë gazetari dhe aktivisti Kreshnik Ajdini. Sot, në ditëlindjen e 55-të, Kreshniku i ka mbyllur sytë, ndërsa të shumtë janë miqtë që kanë ngushëlluar në rrjetet sociale.

Kreshnik Ajdini ka qenë gazetar i njohur, ndërsa ka shkruar në shumë media në Maqedoni, por edhe në rajon. Gjithashtu ka qenë aktivist i dalluar i shoqërisë civile, ndërsa ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, lirinë e medias, si dhe shoqërisë në përgjithësi.

Varrimi i Kreshnikut bëhet sot (e shtunë) në Dibër në ora 13:00.