Ndërron jetë djali i vetëm i kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikut

Sot në orët e hershme të mëngjezit ka ndërruar jetë Basri Sadiku, djali i Azem Sadikut, kryetarit të Komunës së Studeniçanit. Ai për një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në dy ditët e fundit i është përkeqësuar gjendja. Basriu e ka humbur betejën e gjatë me këtë sëmundje në Spitalin Klinik Nëna Terezë në Shkup.

Basri Sadiku edhe përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore për më shumë vite, ka qen mjaft aktiv, ai ka menaxhuar disa web-faqe informative. Monitor.mk