Ndërron jetë babai i futbollistit të Shkëndijës Armend Alimi

Ka ndërruar jetë babai i futbollistit të njohur të Shkëndijës së Tetovës, Armend Alimi.
Babai i Armend Alimit, Sabriu, nga Kumanova ka ndërruar jetë sot (30 nëntor 2020). I ndjeri me vite ka punuar në Agjencinë për Rini dhe Sport në Shkup.
Sabri Alimi në rini është marrë me futboll, duke luajtur për disa klube të qytetit të Kumanovës.