Ditën e sotme (e hënë) bëhet e ditur se ka ndërruar jetë aktorja e mirënjohur turke, Semra Dinçer.
Artistja, e cila luftonte prej vitesh me kancerin në mushkëri, thuhet se ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Kjo u bë e ditur nga Haluk Levent përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Ishte nga kanceri në mushkëri. Prej dy vitesh. Ne sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e saj”, thuhet në postim.
Semra Dinçer ka lindur në vitin 1965 në Ankara.
Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi” – ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.
Dinçer ka marrë pjesë po ashtu edhe në shumë seriale. Disa nga këto janë si më poshtë: “Vuslat”, “Istanbullu Gelin”, “Emanet, Gorus Gunu Kadinlari”, “Dinle Sevgili”, “Maskeli Balo”, “Kavak Yelleri”, “Kardelen” etj.
Ajo gjatë vitit 2019 ka qenë në një vizitë edhe në Kosovë, gjersa u shfaq pranë disa aktorëve të njohur.