Ndërron jetë aktivisti i LDK-së në Gjakovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjakovë ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i kësaj partie, Fatos Efendija.
Në një postim në Facebook ata i kanë shprehur ngushëllime familjes dhe kanë shkruar se Efendija do të mbahet mend për kontributin e dhënë për LDK-në që nga themelimi i saj.

“Me dhimbje morrëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Fatos (Faik) Efendija. Fatosi do të kujtohet përgjithmonë për aktivitetin, sakrificën dhe kontributin e dhënë që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do ta kujtojm me mallin e pashuhar si njeri bujar, trim dhe punëtor. Dega e LDK-së në Gjakovë shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Efendija, miqëve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Gjakovës. I qoft i lehtë dheu i Kosovës”, njofton dega e LDK-së në Gjakovë.