Ndërron jetë 22 vjeçari në plazhin e Durrësit

Turistet janë tronditur mesditën e kësaj të marten e plazhin e Durrësit. Ata kanë gjetur të pajetë në tokë një djal të ri, 22-vjeç në breg të detit. Sipas policisë, shtetasi L.C, rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës është gjetur i vdekur. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.
Njoftim i plotë:

Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.