Ndërrojnë jetë dy persona nga koronavirusi në Shqipëri

Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Më herët, po në spitalin infektiv të Tiranës ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë. Nga fillimi i epidemisë në Shqipëri, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19.