Ndërroi jetë Vaid Saiti, ish kryetari i komunës së Likovës

Sot (19 shtator 2020) ka ndërruar jetë Vaid Saiti, drejtor i NJP “Pyjet e Maqedonisë” në Kumanovë. Vaid Saiti është nga fshati Orizare e komunës së Likovës.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Blerim Saiti në facebook.
“Familjarë, miq, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë, Vaid Saiti.

Babë, ti ndoshta na le, por do të vazhdosh të jesh pranë nesh ashtu siç ke qenë në çdo vështirësi e gëzim tonin.
Ti qofsh i xhenetit, ndersa kujtimi yt do te jete perhere me ne!”.
Vaid Saiti ka qenë kryetar i komunës së Likovës dhe veprimtar i madh i cështjes kombëtare.