Ndërroi jetë “Tosha” i Kumanovës, udhëheqës i politikave antishqiptare në vitet 80-ta

Ka ndërruar jetë në Kumanovë Todor Çushkarovski, i njohur si “Tosha”, udhëheqës i politikave antishqiptare në Kumanovë në vitet e 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta.
Mediumet serbe në Kumanovë kanë informuar për vd*ekjen e tij si binzismen dhe aktivist politiko-shoqëror.

“Aktivist shumëvjeçar politik-shoqëror, legjendë e ekonomisë kumanovare, drejtor shumëvjeçar i kombinatit kumanovar të duhanit, ndërroi jetë mbrëmë në qytetin e tij të lindjes”.
Në vitet para shpërbërjes së Jugosllavisë, Çushkarovski ishte në krye të fushatës për mbylljen e shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Kumanovë dhe të diferencimit ideopolitik të arsimtarëve e profesorëve shqiptarë.
Kjo fushatë përputhej, e ndonjëherë edhe i paraprinte, metodave që përdorte regjimi serb kundër shqiptarëve në Kosovë.