Gruaja nga fshatit Tatesh i Epërm i Strugës e infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, mëson in7 nga burim pranë familjes. E ndjera ka vuajtur edhe nga sëmundje tjetër ndërsa Covid-19 ia ka përkeqësuar më shumë gjendjen shëndetësore, me çka për shkak të imunitetit te dobët, nuk ka mundur ti rezistojë virusit.
Në gjendje më stabile ështe bashkëshorti i saj. Të dy kanë qënë në një darkë familjare ne Dibër, në natën kur ky qytet u mbyll në karantinë. Ata kanë lidhje miqësie me mjekun Ylber Kokale nga Dibra, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv në koronavirus. Bashkë me çiftin, janë testuar edhe anetarët e tjerë të familjes, por kanë rezultuar negativë.