Një grua 71-vjeçare ndërroi jetë në zjarrin që mbrëmë ka shpërthyer në shtëpinë e saj në fshatin Dobroshane të Kumanovës, transmeton Portalb.mk.
Siç njoftohet nga policia, mbrëmë rreth orës 20:40 është denoncuar se në fshatin Dobroshane, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, në shtëpinë e pronares M.L. (71) ka shpërthyer zjarr. Nga lëndimet e marra nga zjarri, M.L ka ndërruar jetë.
Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë kundër zjarrit në Kumanovë. Ekspertizë do të kryhet gjatë ditës së sotme.