Ndërroi jetë lehona 27 vjeçe nga Kumanova, e diagnostikuar me Kovid-19

“Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçe nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Kovid-19. Ajo me 30 mars në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, shkroi në profilin e tij në facebook, ministri i shëndetësie, Venko Filipçe.

Ndërkohë nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri njoftoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.