Ndërroi jetë ish-punonjësi i TV Prishtinës nga Sllupçani i Kumanovës

NEHAT JAHIU: Me dhembje pranova lajmin për vde*kjen e tani të ndjerit z. Ekrem Tairit nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës. Këtë njeri e njoha që nga fëmijëria ime. Ishte nxënës i gjeneratës së parë të tetëvjeçarës në shkollën fillore “ Shaban Baqiri” pastaj “ Jeta e re” e sot “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan.

Ekrem Tairi deri në largimin e të gjithë punëtorëve shqiptarë nga TV Prishtina nga regjimi i Millosheviqit ka punuar në TV të Prishtinës. Mbaj mend si sot nga koha ime e rinisë kur shkoja në Prishtinë e takoja tani të ndjerin z. Ekremin para Teatrit Kombëtar apo në ndonjë vend tjetër të Prishtinës ku më së tepërmi rrininte ajkën e intelektualve të Republikës së Kosovës. Kurr nuk mund të harroj figurën e tij fizike të asaj kohe. Ishte me një trup të gjatë, me mustaqe të zeza. Kishte një bukuri që vetëm Zoti ia kishte dhuruar. E donin dhe kishte shumë respekt nga kolegët e TV Prishtinës me të cilët punoi një kohë të gjatë. Kishte respekt nga aktorët, regjisorët dhe të gjithë intelektualët e asaj kohe.