Ndërrimi i targave në NMK do j’u kushtojë edhe para!

Ndërrimin e targave me shenjë MK me NMK të re (NMK) duhet ta bëjnë qytetarët në stacionet e autorizuara për kontrollim teknik dhe do të kushtojë nga 1400 deri në 1500 denarë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar së fundmi se qytetarët dhe personat juridikë, përkatësisht pronarët e automjeteve, deri në datën 12 shkurt 2024 duhet t’i ndërrojnë targat nga shënimi MK me shenjën NMK.

“Pronarët e automjeteve duhet të paraqesin kërkesë për ndryshimin e targave në stacionet e autorizuara për kontroll teknik, ku në bazë të kërkesës në sportelin e MPB-së, paraqitet kërkesa për ndryshimin e targave dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme lëshon leje të re qarkullimi dhe targa të reja regjistrimi me shpenzimet e pronarit të mjetit. Çmimi i lejes së qarkullimit është 200 denarë, ndërsa çmimi i targave është 1200 deri në 1300 denarë, varësisht nga forma e targës”, informojnë nga MPB