Ndërpritet protesta: Qeveria u mundua që t’i mbulojë rastet që ndodhën këtyre ditëve

Është ndëprerë protesta për rastin “Monstra”. Pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, për shkak të eskalimit të protestës, ku protestuesit sulmuan policinë, protesta u shpall e përfunduar nga familjari i të dënuarve në “Monstra”, Bedri Ajdari. “Edhe pse ishte një provokim i Qeverisë, për të mbuluar të gjitha rastet që kanë ndodhur këtyre ditëve, sërish ju bëj thirrje që të shpërndahemi. Tjetër herë do të jemi më të fuqishëm dhe më të fortë”, tha Bedri Ajdari.

Protesta filloi nga parku i Çairit dhe vazhdoi drejt Gjykatës, por te Qendra tregtare “Mavrovasja” protestuesit u ndaluan nga kordoni policor. Kësisoj, protestuesit u revoltuan dhe filluan sulmin ndaj tyre. Ajdari ju dha kohë 10 minuta që të lirojnë rrugën policët, por ata nuk lëviznin nga vendi. Dhe në mes të eksalimit dhe kordonit, ai vendosi ta përfundojë protestën. Si pasojë, u lënduan disa policë dhe erdhi ekipi i ndihmës së shpejtë.

Arrin ndihma e shpejtë te protesta, një polic u lëndua Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktvendimi. Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga dënimi. Në protestë ishin të pranishëm edhe babai i 4-vjeçarit Almir Aliu dhe familjarët e të dënuarve në rastin “Lagja e Trimave” dhe “Alfa”.