Ndërpriten punimet në tunelin Shkup-Bllacë, trafiku zhvillohet pa pengesa

Në tunelin Shkup-Bllacë drejt kufirit Maqedoni e Veriut – Kosovë është liruar rruga, janë hequr semaforët dhe pengesat që ishin për punime, përcjellë Klan M.

Kjo pasi u shkaktonte qytetarëve çdo ditë tollovi dhe radhë të gjata që pritnin për të kaluar sepse funksiononte vetëm njëra korsi.

Zv/kryeministri Grubi paralajmëroi se do të ndërpriten punimet për të mundësuar trafik të pandërprerē në të dy korsitë gjatë muajit gusht në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata gjatë sezonit turistik dhe fluksit të shtuar të makinave.

Punimet sipas Grubit në tunel do të vijojnë në shtator dhe afati i përfundimit gjithashtu spostohet. /KlanMacedonia/