Ndërpriten kërkimet për Martinin në ujrat e detit grek

Është ndërprerë kërkimi për shtetasin e Maqedonisë së Veriut, Martin Jovanovskin i cili u zhduk në ujërat afër plazhit Posidi të Greqisë.
Lajmin e bëri të ditur organizata greke e kërkim-shpëtimit OFKAT.

“Kërkimi zgjati 20 ditë, por përpjekjet e të gjithë pjesëmarrësve, për fat të keq, nuk dhanë fryte”, thotë organizata.

“Sot bëhen 20 ditë pa Martinin. Përpjekjet për lokalizimin e tij gjatë gjithë kësaj kohe fatkeqësisht nuk dhanë fryte edhe pse “përziem” detin, tokën dhe qiellin me të gjitha mjetet që ofruan të gjitha entet shtetërore! Martini nuk “i përket” detit. Martin i përket tokës dhe duhet të “kthehet” atje në një moment. Ndaj le ta lëmë detin të bëjë “punën” e tij për disa ditë me shpresën se do të na kthehet në një moment. Jemi dakord me familjen e tij dhe kjo është arsyeja pse nuk do të lejojmë që çështja të “mbyllet”. Në fund të fundit, ia premtuam nënës së tij, Lidijes dhe vëllait, Goran Jovanovskit, se do ta gjejmë Martinin. Tashmë hetimet po vazhdojnë në një nivel tjetër”, thekson organizata greke OFKAT.

Kujtojmë se Martini së bashku me dy shokë të tjerë u tërhoq nga rryma detare dhe prej 20 ditësh figuron i zhdukur, ndërsa dy shokët e tjerë u gjetën brenda 24 orëve të para.