Të nderuar vëllezër dhe motra, selam alejkum!
“Të Zotit jemi dhe tek Zoti do të kthehemi!”
Para disa çasteve morëm lajmin se ka ndërruar jetë hoxha ynë shumë i dashur dhe i mbarë popullit shqiptar Hafiz Mulla Idriz Dermaku.
Hafiz Idrizi ishte dhe do mbetet një njeri me tipare të veçanta, njeri i cili tërë jetën e tij ia kushtoi fesë dhe kësaj shoqërie.
E kisha mik shumë të afërt.
Allahu e pastë mëshiruar, ia faltë gjynahet, varrin ia ndriçoftë, në Xhenetin më të lartë e çoftë. Vëllai i juaj dhe nxënësi e miku i afërt i Hafiz Idrizit Shefqet Krasniqi.