Ndëron jetë atdhetari, luftëtari i lirisë Avdi Ibrahimi


Ngushëllim për atdhetarin, veprimtarin, luftëtarin e lirisë dhe intelektualin Avdi Ibrahimi..I qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore!

LETËR NGUSHËLLIMI – Një Lis Plisbardhë, si zemra e tij trime dhe bujare, sot u shkëput nga trungu i atdheut. Ky Lis Plisbardhë, iu kthye tokës shqipare për të cilën dha gjithçka të mirë nga vetëvetja, për popullin e atdheun. Kurdoherë, qëndroi vertikalisht sypatrembur; për liri, barazi dhe drejtësi, në Shqipërinë Etnike dhe në çdo etapë historike u solidarizua me popujt liridashës.

-Pikllim të thellë kemi ndier, kur e morëm lajmin e hidhur;-për ne, qe më i rëndë se malet e Pashtrikut; se, paska pushuar së rrahuri zemra e një atdhetari të madh, e një burri shqiptar të pathyeshëm, përballë sfidave të jetës në robëri dhe në paqen e përgjakur, Avdi Ibrahimit. Avdiu, që në vitet e rinisë, ishte angazhuar në radhët e lëvizjes ilegale, kurse, gjatë LÇ-re të UÇK-së, ishte Zv.Komandant i Brigadës 128 në Zonën e Pashtrikut (ZOP) dhe ka kryer detyra të rëndësishme në këtë Brigadë.

-Avdi Ibrahimi, ishte veprimtar i madh edhe në fushën e letrave si në publicistikë, kurse, në letërsi shkroi kryesisht prozë.Me sukses i lëvroi gjininë e tregimit, novelës dhe të romanit. Gjithashtu, është marrë edhe me studime historike,-kryesisht me etnologji e të tjera…Për shumë vite ishte bashkëpunëtor yni në gazetën tonë elektronike. Ngushëllime familjes, farefisit dhe më gjerë; për atdhetarin e devotshëm, luftëtarin e lirisë me pushkë e penë, për mëmëdhenë;-për shokun e vëllain tonë të idealit, Avdi Ibrahimi!Lavdi jetës dhe veprës së tij heroike!

4 Dhjetor, 2021