Sot nëpër të gjithë qytetet e Maqedonisë janë bërë homazhe kushtuar dëshmorëve të luftës të cilët kanë qenë pjesë e Ushtris Çlirimtare Kombëtare ndër to është edhe dëshmori nga fshati Kalisht Refik Iljazi i cili ra dëshmor më 01 gusht të vitit 2001 në brigadën “112 Mujdin Aliu”
Fshatrat e malsisë së Pollogut kanë qenë gjithmonë të gatshëm të jenë pjesë e mbrojtjes së atdheut.
Refik iljazi u lind në vitin 1978 në fshatin Kalisht të komunës së Vrapçishtit dhe në fillimin e përleshjeve ai la familjen për t’iu bashkuar forcave të brigadës 112 të Ushtris Çlirimtare Kombëtare, ku më datë 1 gusht të vitit 2001 ra dëshmor.
Familjarë, antarë të shoqatës së veteranëve të UÇK-së dhe banor të fshatit Kalisht sot bënë homazhe në varin e dëshmorit në varrezat e fshatit.