Ndërmarrjet komunale në rajonin e Pollogut përballen me probleme financiare (VIDEO)

Pasojat nga virusi korona po i ndiejnë edhe publike komunale. Shtimi i punës me dezinfektimin, larja e rrugëve por edhe shtimi i sasisë së mbeturinave, kundrejt pagesës së reduktuar deri në 90 për qind nga ana e qytetarëve, ka bërë që ndërmarrjet publike komunale në rajonin e Pollogut të jenë shumë afër bankrotimit. Nëse shteti nuk intervenon shpejt në rimëkëmbjen e tyre dhe të rritet përqindja e pagesës nga ana e qytetarëve, ka gjasa që në një të ardhme të shpejtë, të mos mundemi t`i sigurojmë as rrogat e punëtorëve, e lere më të kryejmë shërbimet si duhet, thotë drejtori i NPK Tetova, Xhelal Ceka.

Është problem jashtëzakonisht i madh. Si ndërmarrjet kemi apeluar qytetarët, institucionet që t`i del në ndihmë ndërmarrjeve sepse kryekëput të hyrat e ndërmarrjes janë nga pagesat e qytetarëve dhe neve pagesa na ka rënë 80 – 85 për qind. Me 20 për qind unë nuk arrij të mbuloj as rroga e as kontribute dhe kemi telashe edhe me derivatet. Ndërmarrja ka arkëtuar në muaj rreth 11-11.5 milion denarë, për fat të keq sot arkëton 1.5 milion denarë. Rrogat e punëtorëve tek ne sillen nga 7.5-8 milion denarë. Të them të drejtën nëse Qeveria nuk parasheh ndonjë grant ndonjë mjet për ndërmarrjet, do jetë një telashe jashtëzakonisht e madhe- deklaroi Sinkron:Xhelal Ceka.drejtor i NPK Tetova.

Situatë e këtillë është në gjitha ndërmarrjet e vendit, thotë kreu i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, i cili thekson se për momentin ndërmarrja po mbijeton falë mjeteve nga buxheti i komunës.

Komunikojmë edhe më kryetarët e komunave tjera, nuk është problem vetëm në komunën e Bogovinës por gjithandej. Faktikisht qytetarët kohëve të fundit nuk bëjnë fare pagesa, dhe ne si komunë, për ta mbajtur ndërmarrjen gjallë, jemi të detyruar të lëshojmë mjete nga komuna për- pohoi Albon Xhemaili. Kryetar i komunës së Bogovinësndërmarrjen”.

Drejtuesit e ndërmarrjeve publike komiunale të Pollogut, kërkojnë nga qytetarët që të kryejnë pagesat e faturave pasi në të kundërtën, do të obligohen që të ndërmarrin masa ligjore ndaj atyre që nuk shlyejnë borxhin ndaj organeve komunale.