Nderime për shërbimin tridekadëshe në armatën e Maqedonisë së Veriut

Nderime për shërbimin tridekadësh në Armatën e Maqedonisë së Veriut sot kanë marrë 280 oficerë, nënoficerë dhe civilë të cilët në rradhët e armatës janë që nga pavarësia e shtetit, përkatësisht që nga formimi i forcave të pavarura ushtarake. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, me rastin e Ditës së Armatës, 18 gushti, bëri thirrje që gjeneratat e reja të shërbehen me përvojën e më të rriturve në emër të sigurisë së shtetit dhe të qytetarëve. Armata e Maqedonisë së Veriut, para 30 viteve, u nda nga ishArmata Popullore Jugosllave, pa asnjë plumb të shkrepur, për dallim nga shumica e republikave tjera jugosllave.

“Ndaj simbol të artë për shërbimin shumëvjeçar në Armatë për oficerët në vijim, gjeneral – nënkolonel Gjurçinovski Vasko, gjeneral – nënkolonel Veliçkovski Metodija…”
Me simbole të arta për shërbimin 30 vjeçar në forcat ushatarke të Maqedonisë së Veriut u shënua puna e 280 gjeneral-nënkolonelëve, gjeneral-majorëve, gjeneralëve të brigadave, kolonelëve dhe nën kolonelëve, në uniformë ose civilë që nga themelimi i Armatës së Maqedonisë së Veriut.

“Kur themi se Armatën filluam ta ndërtojmë nga themeli, mendojmë për ju. Ju e ndërtuat. Mundi dhe energjia juaj dhanë rezultate të mëdha, duke përfshirë edhe anëtarësimin tonë historik në NATO. Të gjithë jeni pjesë e këtij suskesi” – tha Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.

Armata e Maqedonisë së Veriut u formua më 18 gusht të vitit 1992, një vit jo të plotë pas shpalljes së pavarësisë së shtetit, përkatësisht pas shpërndarjes së ishfederatës jugosllave. Njësitë e Ushrisë së atëhershme Popullore Jugosllave u larguan pa asnjë plumb të shkrepur, duke e marrë me vete ose duke e shkatërruar pjesën më të madhe të pajisjeve dhe infrastrukturës ushtarake, për dallim nga republikat tjera jugosllave ku u luftua me numër të madh të viktimave në njerëz. Në vitin 1995 Maqedonia e Veriut u kyç në programin e NATO-s “Partneritet për paqe”, ndërsa në vitin 2020, pas vetos shumëvjeçare nga ana e Greqisë, e bë anëtare me të drejta të plota në Aleancë. /KlanMacedonia/