Më 03.03.2023 (e premte), Myftinia e Tetovës, me rastin e ditës së mësuesit, organizoi një takim me hoxhallarët e Myftinisë që tashmë janë në pension. Myftiu në shenjë respekti, në emër të Myftinisë të gjithë hoxhallarëve në pension iu shpërndau nga një mirënjohje.
Hoxhallarët në pension të cilët pranuan mirënjohje janë:
1. Hfz. Mr. Nexhadi ef. Limani – (ish Imam në Xhaminë e fsh. Çellopek i Ri)
2. Hamdi ef. Izairi – (ish Imam në Xhaminë e Vjetër fsh. Kamjan)
3. Hfz. Mahir ef. Aziri – (ish imam në Xhaminë e fsh. Kapazhdoll)
4. Hfz. Efraim ef. Sejdi – (ish myezin në Xhaminë e Re – Lagja Teqe )
Ndërkaq në fund Myftiu i Tetovës i falënderoi hoxhallarët në pension, duke përkujtuar rolin dhe punën e tyre që e kanë kryer dhe shërbyer me nder për popullin tonë në këto troje.
Në këtë takim prezent ishin: ish Myftiu, Alifekri ef. Esati, Mr. Mexhit Emurli, zv. drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze dhe operativa e Myftinisë.