Ndalohet shtetasi i Maqedonisë V., tentoi të hynte në Kosovë me certifikatë false vaksinimi

Policia e Kosovës ka ndaluar të martën në pikën kufitare në Han të Elezit një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi kishte tentuar të hynte me certifikatë false vaksinimi. I dyshuari ka pranuar se e kishte marrë certifikatën në mënyrë jo të rregullt, pa i marrë doza e vaksinës. Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i është mohuar hyrja në Kosovë.

“SPK Hani Elezit, 12.04.2022 – 10:10. Në linjën hyrëse, personi mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut ka prezantuar letërnjoftimin dhe certifikatën e vaksinimit Civid-19. Gjatë kontrollimit te certifikatës është dyshuar se certifikata është falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pohuar se certifikatën e kishte marrë në mënyrë jo të rregullt pa i marrë dozat e vaksinimit. Me vendim te prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit i refuzohet hyrja në Kosovë”, thuhet në raportin e Policisë.