Ndalohet në Bërvenicë 25 vjeçari nga Shqipëria, ja për çka akuzohet

Me datë 26.12.2022 në ora 21:40 në Bërvenicë të Tetovës është ndaluar personi R.L.(25) nga Republika e Shqipërisë për shkak të hyrjes së paligjshme në vendin tonë. Pas kontrolleve është konstatuar se personi ka të ndaluar hyrjen në RMV dhe më pas është ndaluar në komisariat për procedurë të mëtutjeshme.