Ndalohet hajduti nga Tetova, sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit

Ndalohet hajduti nga Tetova, sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit

Me datë 21.04.2022 në ora 21.50 në Palçishtë të Poshtme në Tetovë, zyrtarë policorë nga Kamjani kanë arrestuar J.R (47) nga Siniçani e Tetovës.

Ai dyshohet se ka kryer më parë vjedhje të një kantieri ndërtimi në pronësi të A.A. nga i njëjti fshat.

I njëjti është ndaluar në komisariat, teksa i janë gjetur sendet nga krimi i kryer, të cilat më pas i janë kthyer pronarit. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet edhe procedimi përkatës.