Ndalohen pesë policë, janë sjellur si “Kaubojë”, me një banor të Sarajit

Një 30 vjeçar, banor i fshatit Bukoviç me iniciale E, A dje në stacionin policor Gjorçe Petrov ka lajmruar për një incident që ka ndodhur me 26 mars në magjistralen Tetovë- Shkup.

Sipas raportimit të tij pas një mosmarëveshje paraprake në komunikacion, pesë persona iu kanë kërcënuar dhe dy prej tyre kanë pasur edhe armë zjarri.

Pas masave të marra nga policia është konstatuar se personat në fjalë janë : F.R (41), A.A (38), D.N. (41), N.S.(28) dhe D.D.(48), të gjithë nga Gostivari dhe të gjithë punonjës të MPB-së.

Ngjarja është raportuar në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Brendshme dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.