Ndalohen nga policia pesë shtetase të huaja, tre nga Shqipëria, një nga Kosova dhe një nga Serbia

Me datë 27.12.2022 në periudhën nga ora 01.15 deri në ora 02.30 është kryer aksion kontrollues në një objekt hotelik në Vrapçisht të Gostivarit, gjatë të cilit zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Gallate kanë ndaluar pesë shtetase të huaja: D.C.(33), S.R.(30) dhe D.Z.(36) nga Republika e Shqipërisë, F.O.(30) nga Republika e Kosovës dhe S.Z.(52) nga Republika e Serbisë. Ata janë ndaluar për shpërdorim të qëndrimit turistik dhe veprim në kundërshtim me qëllimin. Me ç’rast janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.