Ndalohen dy persona, kapen me PCR teste të falsifikuara

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, pak para orës 23:00 në pikën kufitare “Tabanoc” janë kapur dy të rinj me teste të falsifikuara për Covid-19.
Nga MPB thonë se kundër tyre do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 378 dhe 206 të Kodit Penal.

“Janë kapur dy persona, T.H. (23) dhe T.H. (20), të dy nga Shkupi, të cilët gjatë kalimit kufitar, kanë dorëzuar teste PCR të falsifikuara, për të cilat personat në fjalë në bisedë zyrtare kanë pranuar se i kanë bërë vetë. Testet PCR janë konfiskuar nga zyrtarët policorë dhe personat e raportuar nuk janë lejuar të largohen nga vendi”, njoftojnë nga MPB duke nënvizuar se pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.