Ndalimi i burkës ze*mëron myslimanet në Holandë

Me ligj Holanda ndali mbajtjen e burkës në ambiente publike. Një vit më pas myslimanet ankohen për rritje të agr*esivitetit ndaj tyre. Detyrimi për maskë në autobusë e kudo për to është dyfish dis*kriminues. Bos en Lommerplein është një shesh në perëndim të Amsterdamit. Kush kalon këtu i bie në sy Emarah*. Ajo mban burka, një veshje në ngjyrë të errët që e mbulon atë nga koka në këmbë. “Njerëzit mendojnë shpesh që unë duhet ta vesh këtë sepse më urdhëron burri. Por kjo është zgjedhja ime”, thotë ai në bisedë me Deutsche Wellen. “Me thënë të drejtën nuk isha e martuar, kur fillova të mbaj burkën.” Me një ton të hi*dhëruar ajo shton se është e vës*htirë të mbash burkën, sepse njerëzit të shohin si ar*mik. “Ndjehem tërësisht e vetmuar e sh*tyrë në një kënd. Disk*riminohem vetëm, sepse dua të ushtroj fenë time.”

Ndalimi i burkës – shumë pak raste me gjoba Para një viti qeveria holandeze miratoi ligjin e kontestuar për ndalimin e atyre veshjeve, që çojnë në “mbulimin e plotë të fytyrës”. Ndalime të njëjta ose më të as*hpra ka edhe në Francë apo Belgjikë. Por ligji holandez vërtet ndalon përdorimin e veshjeve të tilla në ambientet apo ndërtesat publike si shkolla, spitale apo ndërtesa qeveritare por ndryshe nga Franca apo Belgjika ato lejohen në rrugë. Siguria publike u tha, se ishte arsyeja kryesore për ndalimin e tyre në Holandë. Gratë që e shk*elin ligjin mund të llogarisin me gj*oba nga 150 deri në 450 euro. Sipas një zëdhënësi të policisë holandeze gjo*bat në vitin e kaluar janë vënë vetëm “në disa raste”.