Ndalim i pjesshëm i lëvizjes në park-pyllin “Vodno” dhe në parkun natyror “Gazi Baba”


Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se nga nesër (24.06.2022) në park-pyllin “Vodno” dhe në parkun natyror “Gazi Baba” vendoset ndalimi i pjesshëm i lëvizjes, në periudhën nga ora 6:00 deri në orën 20:00.

Vendosja e ndalimit të pjesshëm është me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe me kërkesë të NP “Pyje Kombëtare” – Shkup, në përputhje me nenin 57 paragrafi 2 të Ligjit për Pyjet. Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të respektojnë ndalimin e pjesshëm të lëvizjes në park-pyllin “Vodno” dhe në parkun natyror “Gazi Baba” dhe të kontribuojnë në ruajtjen e gjelbërimit nga zjarret eventuale.