Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Kërçovë-Ohër

Ndalim për qarkullim të automjeteve të rënda për shkak të reshjeve të dendura të borës është vendosur mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën Kërçovë – Ohër nëpër qafën malore të Strazhës.
Siç njoftojnë nga LAMM në ora 03:45 në rrugën Mavrovë – Dibër, është vendosur ndalim qarkullimi për automjetet e rënda.

Më datë 15 dhjetor nga ora 10:00, rrugën fshati Balvan – fshati Tarinci në afërsi të urës në lumin Bregalnicë, për shkak të sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion është i mbyllur për çdo lloj komunikacioni.
Nga LAMM thonë komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/