Ndalesë për kamionë në rrugët Strugë – Qafë Thanë dhe Mavrovë – Dibër

Për shkak të reshjeve të dendura  të borës, mëngjesin e sotëm nga ora 06.20 është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese në rrugën Mavrovë – Dibër. Ndalesë për kamionë nga ora 07.45 ka edhe në aksin rrugor Strugë – Qafë Thanë, kumtoi LAMM.

Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, komunikacioni në rrugët e tjera po zhvillohet pa pengesë. Borë bie në pjesën perëndimore të shtetit.Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.