Ndalesa për shëtitje në pyje kufizon qytetarët (VIDEO)

I ka 80 vjet dhe çdo ditë vjen në malin Vodno. Sot erdhi i revoltuar pasi në fuqi hyri masa për ndelesën e lëvizjes në male dhe pyje.

“Qytetarët duhet të kenë vend për tu shetitur gjatë vikendit. E dimë se si është situata në vend çdokush nuk mund të shkoj në pushim vjetor, ka njerëz që dëshitojnë të vijnë këtu në Vodno. Të gjithë këto objekte komerciale janë dëmtuar”, deklaroi një qytetarë.

Takuam edhe një çiklist i cili nuk ishte i informuar për këtë ndalesë.
“Tash do të presim të vjen ora 20 që të vijmë në Vodno në këtë mënyrë do t’i shmangemi ngrohtit, deklaroi një qytetarë.

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrje Publike Pyjet nacionale ndalojnë lëvizjen prej orës 6 të mëngjesit deri në ora 20. Kjo përshkak shmanges së zjarreve eventuale. Por qytetarët të cilët duan të shëtisin mund të zvjerrin leje për lëvizje thotë drejtori i Pyjeve Nacionale Valentin Gruevski.

“Në qoftë se qytetarët dalin të shetisin, apo janë në rekreacion ose mbledhin fruta do të duhet të kenë leje. Këto leje mund t’i nxjerrin nga shërbimet tona gjatë orarit të punës. Gjatë ndalesës për lëvizje qytetarët mund të dënohen për qarkullim Ministria e Punëve të Brendshme, shërbimet tona dhe Policija Pyjore bëjnë kontrolle”, deklaroi Valentin Gruevski, Drejtor i Pyjeve Nacionale.

Për mosrespektim të kësaj ndalese, personave fizik të cilët do të hasen në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyjet, do t’u shqiptohet dënim në të holla prej 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë të denarit./KlanMacedonia/