Efektivet e policisë së Vlorës me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas kanë shpërndarë lule për zonjat e qytetit.
Me lule në duar, policët u nisën nga stacioni policor duke u ndalur në pikat kryesore të qytetit.
Së bashku me lulet, nuk mungonte edhe kartolina e urimit apo puthjet miqësore.