Ndahet nga jeta pronari i Fax News, Hysenbelliu po kurohej në Turqi për COVID-19


Ndahet nga jeta Kasem Hysenbelliu, presidenti i medias “Fax News”.
Hysenbelliu ndodhej në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19.

Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Hysenbelliu është themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.
Vdekja e Kasem Hysenbelliut ka qenë një lajm i trishtë, për gazetarët, miqtë dhe familjarët e tij.