Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja e Spitalit të Leshkës (FOTO)

Punonjësit e Spitalit të specializuar për sëmundje të mushkërive dhe T B C në Leshkë kanë njoftuar se ka ndërruar jetë Marica Bozhinovska, infermiere në autoambulancë.

“Përshëndetjet e fundit për kolegen tonë të nderuar dhe të dashur Marica. “Jemi krenarë që e kishim kolege dhe bashkëpunëtore, ishte një profesioniste e përkushtuar për profesionin e saj, por mbi të gjitha ishte një njeri me zemër të madhe, të mbushur me dashuri, mirësi dhe respekt për të gjithë ne”.
Marica Bozhinovska ka lindur në vitin 1978, ishte bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve.