Ndahet nga jeta lu*ftëtari i UÇK-së Ragmi Ajvazi-PKT-ja

Shkruan: Dr. Fatmir Hasani
Dje, papritur, pushoi së rrahuri zemra e çeliktë e lu*ftëtarit të lirisë, Ragmi Ajvazi – PKT-ja. Kështu e thërrisnim të gjithë në vijën e parë të frontit të UÇK-së për lirinë e Atdheut tonë të shtrenjtë.

Ai i ndejti deri në fund besnik luftës së drejtë kombëtare përkrah shokëve të tij. I qetë dhe sypatrembur vëzhgonte terrenin e lu*ftës gjithasndej Sllupçanit. Ai e donte lirinë më shumë se jetën. Heroizmi i tij me pu*shkë në dorë shkonte përtej simbolikës së një lu*ftëtari të etur për të mbrojtur pragun dhe nedrin. Ai thoshte gjithnjë: “Duhet çliruar i gjithë vatani. Shqiptarët janë popull i lashtë e bujar, nuk e meritojunë robërinë.

Duhet të çlirohemi nga zgjedha armike”. Edhe pas lu*ftës ishte njeri i thjeshtë. E mirëmbante Memorialin e dëshmorëve, pa asnjë kompensim. “Këtu”, thoshte ai, “është gjaku i lavdishëm i bijave dhe bijve më të mirë të kombit tonë. Andaj, meritojnë kaq respekt. Duka ua pastruar varret, edhe i kujtojmë për heroizmat e tyre në lu*ftë. Të vështira ishin betejat në Sllupçan.

Ishte trimëria e të rënëve që e mbrojti Sllupçanin dhe na e soli lirinë. Por, duhet bërë edhe shumë më shumë se kaq për vendin tonë, që amaneti i dëshmorëve të shkojë në vend”. Lavdi Ragmiut dhe i lehtë i qoftë dheu i Sllupçanit, të cilin e deshi sa edhe vetë jetën e tij!