Ndahet nga jeta aktivisti i njohur nga Gostivari, që jetonte në Gjermani

Në moshë shumë të re është ndarë nga jeta Jeton Aliji, një aktivist gostivaras, që në moshë të re ishte aktiv në jetën publike në këtë komunë.
Ai së fundi po jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa viteve të fundit ishte i shquar me fotografitë e tij që pushtuan media dhe zgjuan interesim të madh në nivel botëror.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kumtoi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
“Jemi të trishtuar të ndajmë me ju lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Jeton Alijit.
Prej disa vitesh ky gostivaras i mirë jetonte në Gjermani…dhe lajmet e rënda prej andej të thyejnë zemrën fort…
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij duke u lutur që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen!”, ka shkruar Taravari.