Ndahet nga jeta 36 vjeçari Mendim Idrizi nga Xhepçishti

Mendim Idrizi, 36 vjet, biznismen nga Xhepçishti i Tetovës, nuk i ka mbijetuar komplikimeve të rënda që i janë paraqitur pasi është mjekuar nga virusi Covid-19 në Klinikat e Shkupit, dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndëruar jetë.

Mendim Idrizi ka qenë ndër webmasterat e portalit Shqipmedia, pastaj ka punuar në kompaninën Renova si menaxher i teknikës dhe kompjuterëve, ndërsa viteve të fundit kishte hapur një biznes të madh me makineritë e reja teknologjike.
Ishte djali i vetëm i familjes. Ka lënë pas gruan dhe fëmijët.
Varrimi bëhet me xhematin e iqindisë.