Ndahen 10 vendime pune në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar

Në një moment shumë të rëndësishëm për shërbim ndaj qytetarëve, si pasojë e pandemisë globale CoVid-19, Instituti Publik Shëndetësor – Shtëpia e Shëndetit në Gostivar, po përforcon rradhët e veta me staf plotësues profesionist.

Drejtori, Jamin Sinani, sot edhe zyrtarisht ndau vendime pune për katër mjekë dhe gjashtë motra medicinale, të cilët paraprakisht kishin konkuruar dhe kishin kaluar të gjitha filtrat e konkursit për pranim.

Drejtori Sinani thotë që angazhimi i stafit të ri, vjen në një moment tepër të rëndësishëm në kohën kur po përballemi me luftën kundrejt virusit korona.

Me këto punësime të reja, thotë Sinani, përforcohen kapacitet për të luftuar pandeminë.