Edhe sivjet, si disa vite të fundit me radhë, tenderin e vlefshëm 1 milionë e gjysmë euro për pastrimin e rrugëve të Maqedonisë nga bora, e ka fituar kompania nga Tetova “NB Trans”. Kjo kompani ka qenë e vetmja kompani e paraqitur në këtë tender. Marrëveshja është nënshkruar mes drejtorit të “Rrugëve të Maqedonisë” Gajur Kadriu dhe Nuriman Ibishi nga NB Company (НБ СОМПАНУ) më 3 dhjetor 2018, por është publikuar sot.
Edhe pse “Rrugët e Maqedonisë” vitin e kaluar ka blerë disa makina për mirëmbajtjen e rrugëve, ajo edhe sivjet ka nënshkruar më tepër marrëveshje me kompani private për huazim të kamiknëve të tyre për mirëmbajtjen e rrugëve në vend.