Nazmi Istogu:Adem Jashari u varros pa rite Islame,asnjë hoxhë nuk ishte prezent në varrim !

Nazmi Istogu ka treguar se Adem Jashari dhe familja e tij nuk janë varrosur me ceremoni fetare.
Në një bisedë për T7, Istogu i cili ka qenë njëri nder organizatorët e ceremonisë së varrimit, ka thënë se atë ditë në Prekaz nuk ka qenë asnjë hoxhë, siç është pretenduar nga disa prej tyre.

Ai ka thënë se në mesin e personave që kanë marrë pjesë në varrim nuk është parë asnjë simbol fetar, dhe po ashtu nuk është kryer asnjë ritual që myslimanët kryejnë gjatë varrimit.

Edhe Fekë Feka që ka ndihmuar në varrimin e Jasharajve ka treguar se atë ditë nuk ka parë asnjë simbol fetar.

“Ademin, Hamzën edhe Shabanin, dhe i kemi tubu të tretë ma afër. As unë hoxhallarë nuk kam pa. Por ka qenë Zekirija Cana. Ai na ka dhënë gajret. Ai e ke lexu një letër: Këta e kanë dhënë jetën për liri, dhe ka ftuar familjarët nëse kanë diçka me thanë. U afru motra e Adem Jasharit, e ka thënë që asgjë nuk na ka gjete”, ka thënë ai.