Navalny shpallet fajtor, dënohet me 13 vite burg për mashtrim

Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny është shpallur fajtor për mashtrim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Prokurorët rusë kanë kërkuar që ta transferojnë Navalny-n në një burg të sigurisë së lartë, ku do të vuajë dënimin me 13 vjet për akuzat e mashtrimit dhe përbuzjes së vendimeve të gjykatës,

Prej dy vitesh e gjysmë, Navalny po vuan një dënim në burg në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht në lidhje me akuzat që ai thotë se ishin të sajuara për të penguar ambiciet e tij politike.

Gjatë javëve të fundit, Navalny ka bërë thirrje nga burgu për protesta të vazhdueshme në Moskë, kundër vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.