NATO paralajmëron për kërcë*nimin ushtarak të paraqitur nga Kina

Krerët e NATO-s të cilët po takohen për një samit në Bruksel kanë paralajmëruar për kërcë*nimin ushtarak të paraqitur nga Kina, duke thënë se sjellja e saj është një “sfidë e vazhdueshme”.
Sipas BBC, Kina po zgjeronte me shpejtësi arsenalin bë*rthamor, ishte “e paqartë” në lidhje me modernizimin e saj ushtarak dhe po bashkëpunonte ushtarakisht me Rusinë.

Shefi NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se Kina ishte “duke iu afruar” NATO-s në aspektin ushtarak dhe teknologjik.
Por ai theksoi se aleanca nuk dëshironte një Lu*ftë të re të Ftohtë me Kinën.
NATO është një aleancë e fuqishme politike dhe ushtarake midis 30 vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut. Ajo u krijua pas Lu*ftës së Dytë Botërore në përgjigje të kërcë*nimit të zgjerimit komunist.