NATO mblidhet sot takimi në Berlin diskuton edhe për Finlandën dhe Suedinë

Ministrat e jashtëm të NATO-s, do të mblidhen në Berlin në një takim jo formal, sot dhe nesër

Fokusi kryesor i diskutimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, pritet të jetë mbi situatën aktuale si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimet e këtij agresioni mbi sigurinë e vendeve të NATO-s.

Në takim do të marrë pjesë edhe Suedia e Finlanda, pasi ministrat e Jashtëm të NATO-s po ashtu do të diskutojnë dhe mbi mbështetjen e Aleancës mbi tematikën e anëtarësimit të mundshëm të këtyre dy vendeve.

Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s, e cila ditën e djeshme, shprehu hapur kundërshtimin ndaj anëtarësimit të mundshëm të Suedisë ose Finlandës.

Nga ana tjetër, Moska ka thënë se do ta shohë secilin vend që t’i bashkohet aleancës si një kërcënim.

Pasi fqinji i saj i fuqishëm lindor pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, opinioni politik dhe publik i Finlandës u zhvendos në mënyrë dramatike në favor të anëtarësimit në NATO si një pengesë kundër agresionit rus.

Të njëjtën rrugë po ndjek edhe Suedia. Të dy vendet kanë bashkëpunuar prej kohësh me NATO-n , ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, ka shprehur hapur mbështetjen për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake.