NATO kërkon vendosjen e bombës moderne bërthamore në baza e Evropës, reagon Moska

Rusia njoftoi sot se vendosja e përshpejtuar e armëve bërthamore taktike – bombat e gravitetit bërthamor të modernizuara amerikane B61 në bazat e NATO-s në Evropë do të zvogëlojë “pragun bërthamor”, të cilin Moska do të duhet ta mbajë parasysh kur bën plane të mëtejshme ushtarake.

Rusia ka rreth 2000 armë bërthamore taktike, ndërsa SHBA ka rreth 200, gjysma e të cilave janë në bazat në Itali, Gjermani, Turqi, Belgjikë dhe Holandë, raportoi Reuters.

“Politico” raportoi se SHBA-të thanë në një takim të mbyllur të NATO-s se do të përshpejtojnë vendosjen e versionit të modernizuar të bombës B61, pra B61-12 të re, kështu që arma e re do të mbërrijë në bazat evropiane në dhjetor, disa muaj më herët se sa ishte planifikuar.

“Ne nuk mund të injorojmë planet për të modernizuar armët bërthamore, domethënë ato bomba të padrejtuara që janë tani në Evropë”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grusko për RIA Novosti.

Bomba e gravitetit B61-12 mbart një kokë më pak të fuqishme bërthamore se versionet e mëparshme, por është më e saktë dhe mund të depërtojë nën tokë, sipas hulumtimit të Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

SHBA-të po modernizojnë bombat, duke rritur saktësinë e tyre dhe duke reduktuar fuqinë e ngarkesës bërthamore, domethënë po i kthejnë ato bomba në ‘armë për fushën e betejës’, duke reduktuar rrezen e tyre bërthamore”, tha Grushko.