Një natë aspak e qetë ka qenë ajo e mbrëmjes së kaluar brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”. E sigurisht, si në çdo trazirë tjetër kryefjala ka qenë Gjesti.
G Bani pas përplasjeve të vazhdueshme me banorin më të ri të kësaj shtëpie ka vendosur që ta lërë atë jashtë.
Reperi i ka mbyllur derën Gjestit duke e lënë kështu në të ftohtë në mes të natës. Si çdo situatë tjetër dhe kjo u prit nga ai me humor e sportivitet.
Ishte Egli ajo e cila e “shpëtoi” këngëtarin, duke i kërkuar G Banit që ta hapte menjëherë derën pasi ajo dëshironte që të dilte jashtë. Ndonëse ai refuzoi që t’i plotësonte këtë kërkesë banores, në fund u “dorëzua”.
Debati vijoi më pas edhe brenda ambienteve të shtëpisë. Ishte Gjesti ai i cili iu drejtua G Banit duke i thënë “pëllumb i butë”.
“Je i butë, je duke qarë para se të dalësh në prime të qash e të viktimizohesh. Dole pëllumb i butë. Kush je ti të çohesh e të më thuash mos u sill, çfarë do ti këtu. Dole pëllumb i butë, je i butë. E mbylle dy herë derën”, iu drejtua Gjestit G Banit, teksa ky i fundit më pas nuk ka “kursyer” as Eglin, vajzën për të cilën reperi ka shprehur pëlqim brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
“O dy fytyrëshe, çfarë bërë kur ma bënë mua të tjerët?”, iu drejtua këngëtari asaj.