Natasha Kandiç, mesazh Dritan Abazoviçit: Ja ç’ka bërë Gjukanoviçi për shqiptarët e Kosovës

Natasha Kandiç, drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare nga Serbia, iu drejtua në mënyrë kritke Dritan Abazoviçit, udhëheqës i koalicionit “Bardh e Zi”, njeriut që po bëhet shkak që në Mal të Zi të vijnë në pushtet forcat pro-serbe, se ç’përfaqëson për shqiptarët Milo Gjukanoviç, duke dalë hapur në mbrojtje të këtij të fundit.

“Dritan Abazoviç duhet ta dijë që Milo Gjukanoviç priti mbi 100,000 shqiptarë në 27 dhe 28 mars 1999, të cilët u dëbuan nga forcat serbe nga Peja dhe fshatrat përreth.”

Dhe më pas, Kandiç shtoi në një cicërimë vijuese:
“Dritan Abazoviç është i pamatur…”.